Rishfaqet Munishi: Nuk e di a ka vozitur “Ferrari” më herët Bledi Shkëmbi, le ta shijojë vozitjen, por le të ketë kujdes nga kthesat!

Autori: Gazeta inFokus
23:28 | 04 January 2021
“Ballkani e shkarkon Ismet Munishin”, ky ishte lajmi që bëri bujë të madhe në futbollin e Kosovës pas përfundimit të edicionit vjeshtor në Superligën e Kosovën në futboll.
Buja ishte e natyrshme për faktin se Ismet Munishi bëri punë të jashtëzakonshme te Ballkani për një vit e gjysmë sa e drejtoi ekipin nga Suhareka.
Në këtë edicion e la skuadrën në pozitën e dytë në tabelë me 39 pikë të mbledhura, tri më pak se lideri Drita dhe në garë për Kupën e Kosovës, derisa në edicionin e kaluar, deri dy xhiro para fundit ishte pretendent për titullin kampion teksa ishte edhe finalist i Kupës së Kosovës për herë të parë në histori të klubit.
Misteret e shkarkimit të Munishit janë të shumta!
“Zeri.info” e ka realizuar një intervistë me trajnerin Munishi, i cili ka folur për shumë çështje.
Kaluan disa ditë që jeni larguar nga Ballkani, si po ndjeheni?
Munishi: Sigurisht se nuk e kam përjetuar mirë ndarjen. Nuk ka qenë e lehtë.
Keni folur shumë pak për ndarjen, si erdhi ky vendim?
Munishi: Më duhet të ruaj procesin në të cilin ndodhet klubi. Nuk kam dashur që të bëhet temë e gjatë kjo punë.
Ditët e fundit është bërë debat në opinion madje edhe në studio televizive çështja e largimit tuaj. A jeni shkarkuar apo dorëhequr?
Munishi: Jam shkarkuar.
Ballkani para se të emëroheshit ju trajner, nuk ishte as në “hartën” e klubeve që e pretendonin titullin. A e keni merituar shkarkimin?
Munishi: Më vjen mirë që opinioni më kanë përkrahur jashtë mase duke mos e atakuar askënd. Më ka ardhur shumë mirë kur jam vlerësuar nga qytetarët e Suharekës dhe më gjerë si dhe tifozët “Xhebraliat” për punën që e kam bërë aty.
Kur jemi te shkarkimi, është thënë e shkruar shumë se presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, është ndikuar nga njerëz që e rrethojnë në klub për shkarkimi tuaj, pra nuk ka qenë vendim ekskluzivisht i tij. Cili është vlerësimi juaj?
Munishi: Ai (Arsim Kabashi) e di më së miri. Nuk merrem me spekulime.
A kishit kontratë me Ballkanin dhe deri në qershor dhe a do të zbatohet ajo deri në fund pasi që jeni shkarkuar?
Munishi: Çështjen e kontratës e kemi zgjedhur me presidentin. Mund të them lirisht se e kemi zgjedhur në mënyrë xhentëlmene.
A do të jeni tifoz me Ballkanin në këtë edicion dhe a mendoni se mund ta fitojë titullin?
Munishi: Po, do të jem tifoz i Ballkanit. Shpresoj shumë që të paktën të fitojë trofe ose ta arrijë Evropën pasi që një gjë e tillë është reale në raport me kundërshtarët.
Si pasardhës tuaj ishin përmendur trajnerët nga Shqipëria, Bledi Shkëmbi dhe Orges Shehi. U vendos për të parin kurse Shehi tha se nëse emërohet trajner te Ballkani, fillimisht do të drekojë me ju. A e ka bërë Ballkani zgjedhjen e duhur?
Munishi: Me Shehin do ta hajmë drekën, e respektoj shumë. Shkëmbit i dëshiroj suksese dhe punë të mbarë. Nuk e di se a ka vozitur “Ferrari” më herët, le ta shijojë vozitjen, por le të ketë kujdes nga kthesat.
Keni paralajmëruar se do të punoni si analist televiziv. Pse ky vendim, pse jo si trajner?
Munishi: Më duhet që të këndellem paksa deri në qershor. Nuk mund të luaj kundër skuadrës (Ballkanit) që e kam ndërtuar me shumë sakrificë dhe djersë. Në një nga televizionet tona na pret një projekt shumë i mirë, një emision fantastik për të cilin kemi shumë nevojë. Konsideroj se edhe si analist do ta jap kontributin tim të çmuar në zhvillimin e futbollit dhe luftimin e dukurive negative në futbollin kosovar.
Po flitet se keni ofertë nga Drenica. A ka diçka të vërtet?
Munishi: Jo, Drenica e ka një trajner shumë të mirë si Bledar Devolli të cilin e kam mik. Devolli është trajner fantastik dhe më pëlqen shumë profesionalisht.

Të tjera
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...