Ripërsëritë NATO: Adresa për hapjen e Urës së Ibrit është në dialog
Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 17 September 2024
Në takimin e sotëm në Bruksel që u mbajt mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimit, atij serb, Petar Petkoviq dhe emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, por edhe në takimin me mori pjesë edhe ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, Tom Goffus dhe komandanti i Operacioneve Civile në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së, Sefano Tomat.
Goffus në takimet e ndara që pati Lajçaku me Bislimin e Petkoviqin, foli për situatën e sigurisë në Kosovë, ku sipas NATO-s, i njëjti adresoi edhe shqetësimet e sigurisë në lidhje me hapjen e mundshme të Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.
“Z. Goffus theksoi nevojën për një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Ai vuri në dukje se vendimet duhet të merren përmes dialogut, në koordinim në kohë dhe efektiv me komunitetin ndërkombëtar dhe në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale apo e trupave të NATO-s. Ai shtoi se misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO është i detyruar nga mandati i tij i OKB-së për të adresuar çdo shqetësim të sigurisë dhe për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt”, tha KFOR-i.
Tutje, bëhet e ditur se në takime, Goffus përsëriti mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për normalizimin e marrëdhënieve në mes Beogradit e Prishtinës.
“Kjo është korniza për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve, e cila është kyçe për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha KFOR-i.
Gjatë ditës ka pasur raportime se çështja e hapjes së Urës së Ibrit do të diskutohet në NATO.
Të tjera
-
Edi Rama jep detaje të reja të mbylljes së TikTokut në Shqipëri
ryeministri Edi Rama është shprehur se rrjeti social TikTok do të mbyllet për...
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë pozitive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...