Rinisin negociatat? Pas takimit me Donald Lu, flitet për dialog
Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 02 May 2017
Pas takimeve në SHBA, kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu zhvilloi nje takim per me shume se 30 minuta me ambasadorin amerikan në vendin tonë, Donald Lu. Dialogu mes palëve në kushtet aktuale politike në vend ka qenë në qendër të takimit me tyre.
Kreu i PR-së ka theksuar se dialogu është ajo për të cilën ka tashmë nevojë vendi.
“Të vazhdojmë dialogun, për të mirën e vendit. Nëse duam të mirën e vendit ka ende hapësirë për dialog”- ka thënë Mediu.
Sipas tij, “kjo është rruga më e arsyeshme që ne të vazhdojmë dialogun për të gjetur ato pika të komunikimit të përbashkët dhe të zgjidhjes që garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë”.
Takimi mes tyre vjen në limitet e afatit për regjistrimin të opozitës në zgjedhje, pas thirrjes së kryeministrit Rama, drejtuar kryedemokratit Basha.
Dje, Mediu zhvilloi një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrsië, Engjëll Agaci, por pas takimit tha se “Në këto momente që po bisedojmë unë jam me gazetarit Lutfi Dervishi, nese doni të më bëni një foto. Unë jam fotografuar në një lokal tek shtëpia ime dhe mund t’ju them se Ëngjëlli dhe unë jetojmë në të njëjtin pallat, ndaj dhe pimë një kafe. Duhet të mos e pimë kafen tani si në kohen e komunizmit, se mos na prishet biografia? Nuk ishte asgjë, ishte një mik i përbashkët u ul ai më parë dhe pastaj ndejtëm dy minuta sëbashku”.
Ndërkohë që po dje deputeti i PD, Gert Bogdani deklaroi se opozita mund te futet ne zgjedhje edhe ne 16 korrik nese plotesohen standardet.
“Nuk ka vendim për bojkot zgjedhjesh por vendim për bojkot parlamenti. PD nuk e ka artikuluar ndonjëherë këtë gjë. Ne kemi thënë se kërkojmë qeveri teknike. Nuk kemi marrë vendimin për bojkot, vetëm kemi kërkuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe nuk kemi thënë që nuk do të marrim pjesë në zgjedhje të tilla. Zgjedhje më 18 qershor nuk do të ketë. Por PD do të marrë pjesë nëse shtyhen, qoftë në 16 korrik ose më vonë dhe sigurohen standardet”, tha Bogdani.
Të tjera
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...