Lajme

Rimëkëmbja e Teksasit mund të kushtojë 180 miliardë dollarë

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 04 September 2017

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se rimëkëmbja e vendit të tij, pas uraganit Harvey, mund të kushtojë 180 miliardë dollarë.

Ai tha se dëmet janë më të këqija se ato që ka shkaktuar uragani Katrina, i cili e shkatërroi Nju Orllinsin më 2005.

Por, kreu i agjencisë qeveritare për menaxhimin e katastrofave tha se shtetet e goditura nga përmbytjet nuk duhet të mbështeten tek Uashingtoni.

-Advertisement-

Brock Long tha se Harvey duhet të jetë thirrje zgjimi për zyrtarët lokalë.

Operacionet e rimëkëmbjes janë në zhvillim e sipër në Teksas dhe në Luizianë.

Uragani shkatërrues ka zbarkuar javën e kaluar dhe ka marrë së paku 47 jetë njerëzish.

Rreth 43,000 njerëz po qëndrojnë në strehimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera