Sport

Rikthimi në ring, legjenda Wladimir Klitschko zbulon të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 09 April 2019

Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko ka deklaruar sot se nuk ka ndërmend të rikthehet më në ring. Ai ka konfirmuar se ka mbyllur punë një herë e mirë me sportin e boksit dhe se karriera e tij si boksier në peshën e rëndë është e përfunduar. Klitschko, 42 vjeç, i ka cilësuar deklaratat e ditëve të fundit për një rikthim në ring si dhe ofertat marramendëse se do të përfitojë 100 milionë dollarë si “gënjeshtër për 1 prill”.

“Statusti im si një boksier i tërhequr nga sporti nuk ka ndryshuar dhe s’do të ndryshojë. Zërat që dëgjoj shpesh për një rikthim në sport më gëzojnë, i marr si një kompliment, por s’ka asgjë të vërtetë në to. Nëse fansat vërtet dëshirojnë të më shohin në ring kjo është diçka e bukur. Jam i gëzuar që komuniteti im i boksit nuk më ka harruar dhe se u mungoj. Kurrë mos thuaj kurrë”, tha Klischko, 64 fitore e 5 humbje si profesionist.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera