Rikthehet sëmundja mesjetare në Angli, ekspertë bëjnë thirrje: Kujdes gjatë marrëdhënieve seksuale
Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 20 June 2023
Një sëmundje mesjetare po kthehet në Angli.
Rastet e sifilizit, sëmundja e lashtë seksualisht e transmetueshme, u rritën me 15% në afro 8700 diagnoza vitin e kaluar, numri më i madh vjetor që nga viti 1948.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) thotë se rastet e sifilizit janë luhatur gjatë 100 viteve të fundit, duke u rritur pas dy luftërave botërore, por më pas në rënie në fund të viteve 1940 dhe 1950, për shkak të trajtimit efektiv me penicilinë dhe disponueshmërisë më të madhe të prezervativëve.
Ajo u rishfaq në vitet 1960, por më pas rastet e kësaj sëmundje ranë në vitet 1980, ndoshta për shkak të ndryshimeve të sjelljes dhe ndërgjegjësimi i virusit HIV dhe AIDS.
Por që nga fillimi i viteve 2000, sifilizi dhe gonorrea janë rishfaqur si shqetësime kryesore të shëndetit publik.
Një dekadë më parë kishte 3,000 raste të sifilizit të diagnostikuar në Angli, pak më shumë se një e treta sa vitin e kaluar, ndërsa shkalla e infeksionit është trefishuar nga 5.6% raste të sifilizit për 100,000 të popullsisë në 2012 në 15.4% vitin e kaluar.
Dr Hamish Mohammed, konsulent epidemiolog në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), tha: Rritja e testimit ka të ngjarë të ketë luajtur një rol në rritjen e diagnozave të gonorresë dhe sifilizit, por shkalla e rritjes sugjeron fuqimisht se ka më shumë transmetim të këtyre IST-ve brenda popullatës.
Ka disa prova që sugjerojnë se kjo mund të jetë për shkak se shumë njerëz që kryejnë seks pa prezervativ me partnerë të rinj ose të rastësishëm.
Të dhënat e UKHSA tregojnë se sifilizi prek në mënyrë disproporcionale homoseksualët dhe biseksualët.
Sifilizi është shumë më i zakonshëm në Londër se kudo tjetër në Angli. Shkalla e infeksionit në kryeqytet është 44.9% infeksione për 100 mijë banorë.
Hulumtimi i publikuar në vitin 2020 nga historianët profesor Simon Szreter nga Universiteti i Kembrixhit dhe profesor Kevin Siena nga Universiteti Trent i Kanadasë, sugjeron se infeksionet e sifilizit kanë qenë një rrezik shumë më i madh në kryeqytet sesa rreth provincave për të paktën 250 vjet.
Sifilizi u vu re për herë të parë në Evropë 500 vjet më parë gjatë pushtimit francez të Napolit në 1495.
Besohej se ishte përhapur nga trupat pushtuese dhe njihej në disa pjesë të Evropës, përfshirë Britaninë e Madhe, si “sëmundja franceze”. Megjithatë, të ndërgjegjshëm për stigmën, francezët e quajtën atë “sëmundja napolitane”.
Mendohet se deri në pesë milionë njerëz vdiqën në të gjithë Evropën gjatë atij shpërthimi.
Një teori është se sëmundja u soll në Evropë nga ekuipazhi i Christopher Columbus nga kthimi i tij nga Bota e Re, por shkencëtarët kanë gjetur shenja se një nëngrup i treponema pallidum – bakteri që shkakton sifilizin, ishte i pranishëm në Evropë qysh në shekullin e 12-të.
Sot sifilizi është krejtësisht i trajtueshëm. Simptomat përfshijnë ulcera dhe rritje lythash të bardha ose gri në organet gjenitale plagë në zona të tjera, duke përfshirë buzët, gojën dhe duart, skuqje, simptoma të ngjashme me gripin, gjëndra të ënjtura dhe mundësisht rënie të flokëve në kokë, mjekër dhe vetullat.
Në raste ekstreme, mund të shkaktojë komplikime serioze dhe potencialisht kërcënuese për jetën, nëse nuk trajtohet. Por këto janë të rralla. Shifrat e fundit të qeverisë tregojnë se 30 vdekje u shkaktuan nga sifilizi në Angli midis 2013 dhe 2021.
UKHSA thotë se prezervativët janë forma më e mirë e mbrojtjes kundër infeksioneve seksualisht të transmetueshme si sifilizi. Ai nxit këdo që bën seks pa prezervativ me partnerë të rinj ose të rastësishëm t’i nënshtrohet testimit, i cili është falas dhe mund të aksesohet në klinikat e shëndetit seksual.
Të tjera
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...
-
42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplạgos me ạrmën ilegale në veturë
Një person në Drenas ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur. ...