Sport

Rikthehet pas 12 vjetësh në Itali, futbollisti shqiptar firmos me Sampdorian

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 14 September 2023

Rikthehet pas 12 vjetësh në Itali. Pajtim Kasami ka bindur Sampdorian dhe do të jetë përforcimi i shumëpritur për mesfushën e Pirlos.

Futbollist me origjinë shqiptare, që ka përfaqësuar Zvicrën në rang kombëtaresh, ishte lojtar i lirë pas përvojës së tij të fundit me Olimpiakosin në Greqi.

Sampdoria depozitoi kontratën që ka nënshkruar me futbollistin, duke zyrtarizuar kështu nënshkrimin me mesfushorin.

Kasami ka luajtur në Itali me fanellën e Palermos. Ishte sezoni 2010/11, kur klubi sicilian e bleu atë nga Bellinzona. Në Palermo regjistroi 24 paraqitje, duke luajtur edhe në Europa League.

Në karrierën e tij, përveçse me Palermon dhe Olimpiakosin, ka veshur edhe fanellat e Fulhamit, Nottingham Forestit dhe Baselit.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Etiketa:
Ofertë marramendëse nga Sharr Travel, me 75 euro vizitoni Vlorën, Tiranën e Beratin

Të tjera