Rikthehet në gjykatë çështja e Cristiano Ronaldo-s
Autori: Gazeta inFokus
11:43 | 06 October 2023
Avokatët e një gruaje që akuzoi Cristiano Ronaldo për abuzim seksual ndaj saj, e kanë çuar futbollistin portugez në gjykatë në një përpjekje për të marrë miliona të tjera parashë në këmbim të heshtjes.
Lojtari i kishte paguar Kathryn Mayorga, e cila ka hequr dorë nga e drejta e saj për anonimitet, 375.000 dollarë (356.848 euro) para për heshtje.
Ajo kishte pretenduar se ai e përdhunoi atë në një dhomë hoteli në Las Vegas në qershor 2009, gjë që ai e mohoi, shkruan SkyNews.
Sot një gjykatë apeli në SHBA do të dëgjojë nga avokatët që përpiqen të ringjallin ofertën e Mayorga për të detyruar Ronaldon të paguajë miliona më shumë.
Ekipi i saj ligjor, po i kërkon Gjykatës së 9-të të Apelit të SHBA, që të anulojë pushimin e çështjes dhe të rihapë padinë civile që ajo ngriti për herë të parë në Nevada në 2018.
Ata do të argumentojnë se gjyqtari i gjykatës federale në Nevada gaboi duke refuzuar në mënyrë të përsëritur përpjekjet e Mayorga për të zhbllokuar dhe përfshirë si provë marrëveshjen e konfidencialitetit që ajo nënshkroi në 2010 në pranimin e pagesave nga Ronaldo.
Nga ana tjetër, ekipi i tij ligjor ka deklaruar se takimi seksual ishte konsensual dhe se një marrëveshje konfidencialiteti i pengon ekipin e tij dhe Mayorga të flasin për këtë.

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...


































