Lajme

Rikthehet ish-shefi i FBI kundër Trump: Tani amerikanët do të mësojnë të vërtetën

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 18 March 2018

Ka një përplasje totale tashmë ndërmjet Donald Trump dhe FBI-së. Dy krerët e agjencisë më të fuqishme të SHBA-së i kanë dorëzuar Prokurorit special, Robert Mueller një dosje të plotë të takimeve të krerëve të kësaj organizate me Presidentin Donald Trump ku ky i fundit ka kërkuar mbylljen e dosjes me rusët.

Ndërkaq, avokati i Trump, John Dowd, ka kërkuar që zv.ministri i Drejtësisë, Rod Rosenstein, të bëjë atë që shefi i tij, Jeff Sessions bëri me largimin e numrit dy të FBI-së, pra shkarkimin e prokurorit Robert Mueller, i cili është nomenklaturë e zv.ministrit të Drejtësisë.

“Është momenti të mbyllet hetimi”, ka thënë avokati i Trump për mediat amerikane.

-Advertisement-

Por më pas ka ardhur një reagim i Shtëpisë së Bardhë e cila e ka konsideruar “personale”, deklaratën e John Dowd.
Por Administrata Trump ka qenë nën syrin e ciklonit pas një dite me një lumë twitt-esh nga Presidenti pas shkarkimit të numrit dy të FBI-së.

“Largimi i McCabe është një ditë e madhe për demokracinë. Nuk ka pasur fare çështje të lidhjes me rusët. Tjesht ka qenë një dosje e manipuluar”, shkruan Trump.
Presidenti i SHBA-së sulmon më pas krerët e Departamentit të Drejtësisë dhe të FBI-së duke i cilësuar si të korruptuar.
Por Andrew McCabe nuk se po rri kot. Ai ka ruajtur shënimet e tij rreth takimit që ish shefi i FBI-së, James Comey ka kryer me Donald Trump, ku i është kërkuar mbyllja e hetimeve për “Russia Gate”.

Wall Stret Journal shkruan se këto dokumente tashmë janë në dorë të Prokurorit special, Robert Mueller.
Dhe në orët e vona të mbrëmjes së djeshme vjen edhe lajmi që Mueller e ka marrë zyrtarisht dëshminë e nëndrejtorit të FBI-së dhe e ka vendosur në dosje.
Por nuk mbaron me kaq. James Comey, drejtori i FBI-së i shkarkuar me forcë nga Donald Trump bëhet i gjallë.

“Zoti President, populli amerikan do të mësojë së shpejti të vërtetën. Dhe ata do ta gjykojnë vetë kush është i ndershëm dhe kush jo”. Shkruan Comey në faqen e tij të twitter-it, ndërkohë që në cover ka kopertinën e librit të tij “Ndershmëria e Lartë: e vërteta, gënjeshtrat dhe lidershipi”, i cili del këto ditë nga botimi.

Gjithashtu, po dje ka qenë një nga “big”-ët e inteligjencës amerikane, John Brennan, i cili ka mbrojtur kolegët e tij, duke sulmuar fuqishëm presidentin Donald Trump.
“Kur ryshfetet, poshtërsia morale dhe kurrupsioni yt politik të bëhen gjerësisht të njohura publikisht, ti do të marrësh vendin e merituar si demagog i diskredituar në koshin e plehrave të historisë. Ti mund të bësh fajtor e dënosh Andy McCabe, por Amerikën nuk e shkatërron dot…Amerika do të triumfojë mbi ty.”, shkruan Brennan.
Sërish nuk mbaron me kaq. Në skenë rikthehet gjenerali Michael Flynn.

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë i shkarkuar nga Presidenti se e ka gënjyer në lidhje me rusët.
“Jam këtu për të folur për të ardhmen e popullit. Unë pagova mbështetjen që bëra për Trump. Asnjëri prej nesh nuk është prefekt dhe unë mbështeta Donald Trump-in si kandidat jo-perfekt.

Doja të thoja se ai nuk është një kandidat tradicional. Por filozofia e tij që ta bëjë Amerikën të madhe i ka kthyer energji vendit. Na pëlqen apo jo, ajo ndodhi”, tha Flynn në La Quinta të California-s, ku mbështeti kandidaturën e Omar Navarro-s për kongresmen republikan në atë zonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera