Lajme

Rikthehen radhët në kufirin Shqipëri- Kosovë, pushon marrëveshja e lëvizjes së lirë gjatë verës

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 03 October 2024

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, gjatë sezonit turistik, nga një tetori ka pushuar së funksionuari, duke rikthyer radhët e pritjes në kufirin e Kosovës e Shqipërisë.

Pavarësisht se pikat kufitare po punojnë me katër sportele secila, drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarët po qëndrojnë 20-30 minuta në kufi për të përpunuar të dhënat e tyre.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë të nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e këtij viti shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror.

-Advertisement-

Pika kufitare tokësore e Morinës përpunon numrin më të madh të qytetarëve në Republikën e Shqipërisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera