Rozë

Rihanna shton peshë

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 31 May 2017

Në rrjetet sociale kanë filluar thashethemet për këngëtaren 29 vjeçare Rihanna.

Që nga 28 maji ajo është fotografuar disa herë, ndërkaq në fotografi ajo shihet se ka shtuar peshë, shkruan People, transmeton Koha.net.

Fillimisht dyshimet nga disa fansa të saj ishin se Rihanna mbase është shtatzënë, megjithatë një gjë e tillë është mohuar.

-Advertisement-

Spekulimet janë nga më të ndryshmet, megjithatë People shkruan se njerëzit po e pëlqejnë atë edhe më të shëndoshë.

Disa ndjekës të rrjetit të saj social Twitter shkruajnë se mbase ajo vuan nga ndonjë sëmundje ose është në depresion, pasi jeta e saj është shumë e ngarkuar e ndonëse kjo bënë që ajo të ketë ndonjë krizë, që të ketë ndikuar në shëndoshjen e saj.

Për thashetheme të tilla, Rihanna nuk ka pasur asnjë reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera