Rozë

Rihanna pranë blerjes së skuadrës angleze të futbollit

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 23 October 2024

Një nga yjet më të njohura të hollivudit, këngëtarja Rihanna, së shpejti mund të bëhet pronare e një klubi futbolli.
Këngëtarja e famshme 36-vjeçare nga Bahamas dhe i dashuri i saj reper Rakim Athelaston Mayers, i njohur si ASAP Rocky, së shpejti do të bëhen pronarë të skuadrës së ligës së ulët angleze Tranmere Rovers, skuader e cila aktualisht është në vendin e 16-të në Ligën e Dytë, niveli i katërt i futbollit anglez.

Sipas mediave angleze, klubi së fundmi ka marrë një ofertë nga një konsorcium që përfshin Rihanna dhe ASAP Rocky dhe që së shpejti do të blejnë 80 për qind të aksioneve të klubit për afërsisht 18 milionë euro.

Çifti i famshëm kështu dëshiron të ndjekë rrugën e aktorëve Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney, të cilët në vitin 2021 blenë Wrexham, i cili atëherë ishte në divizionin e pestë, dhe tani siguroi vendosjen në të tretën.

-Advertisement-

“Rocky dëshiron të blejë Tranmere dhe planifikon të shkojë në lojëra kur të përfundojë e gjithë marrëveshja. Ndoshta do ta shohim Rihanna-n edhe në ndeshjet e League Two. Investitorët mendojnë se Tranmere, një klub i famshëm pranë Liverpool-it, është jashtëzakonisht i nënvlerësuar”, tha një burim për The Sun.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera