Lifestyle

Rigjallërojeni mëlçinë me këtë lëng

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 06 October 2017

Mëlçia është organi i dytë më i madh i trupit të njeriut ashtu si është një organ vital që kryen shumë funksione esenciale që lidhen me tretjen, imunitetin, metabolizmin dhe ruajtjen e ushqyesve brenda trupit.

Poashtu ky organ filtron dhe përpunon gjakun që qarkullon brenda trupit prandaj edhe ndryshe quhet edhe “fabrika e gjakut”, sepse puna e saj është të eliminojë toksinat dhe papastërtitë nga gjaku.

Ushqimi i shpejtë është shumë i dëmshëm për organizmin pasi pengon efektivitetin e mëlçisë në pastrimin e helmeve dhe toksinave dhe zvogëlon aftësinë e absorbimit të lëndëve ushqyese, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Sipas ekspertëve shëndetësor, detoksifikimi i mëlçisë është diçka që të gjithë duhet të praktikojmë kohë pas kohe.

Duke bërë një detoksifikim të mëlçisë, ju jo vetëm që do të largoni helmet e dëmshme që janë grumbulluar në mëlçi, por gjithashtu përmirësoni absorbimin e proteinave.

Me fjalë të tjera, një detoksifikim i mëlçisë do të rrisë funksionimin e përgjithshëm të mëlçisë.

Receta natyrale e mëposhtme është jashtëzakonisht e dobishme për pastrimin e mëlçisë dhe ka vetëm disa përbërës.

Receta

Përbërësit:

Një grusht gjethe minti

Lëng limoni, lëvore limoni e grirë në rende

Lëng portokollai

1 l ujë të filtruar

Mjaltë të papërpunuar

Si ta përgatisni?

Lëreni ujin të vlojë dhe shtoni gjethet e mintit. Lëreni të ziejë edhe për pesë minuta.

Largojeni nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet, shtoni lëngun e limonit dhe atë të portokallit bashkë me lëvoren e limonit.

Në fund, shtojeni edhe mjaltën.

Konsumojeni të nxehtë ose të ftohtë në baza ditore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera