Lajme

Richard Grenell, pjesë e delegacionit amerikan që do ta vizitojë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 21 September 2020

Një delegacion i Qeverisë së SHBA-së, i kryesuar nga drejtori ekzekutiv i Korporatës amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler do ta vizitojë Kosovën, ka bërë të ditur DFC.

Në njoftimin për media thuhet se pjesë e delegacionit do të jetë edhe emisari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka konfirmuar mbrëmë se do të ketë një takim me delegacionin amerikan, por më shumë detaje do t’i bëjë publike sot.

-Advertisement-

Përveç Kosovës, delegacioni amerikan do të qëndrojë për vizitë edhe në Serbi, Greqi dhe Izrael, dhe ajo do të realizohet nga data 20-25 shtator.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik më 4 shtator në Uashington.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera