Lajme

Rezultati zhgënjyes, vjen reagimi i parë nga PD

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 26 June 2017

I dyti në listën e PD-së në Korçë, Ervin Salianji deklaroi se ka denoncuar dhe ka qenë prezent në disa incidente, duke shtuar se duhet të kishte shpenzuar më shumë kohë në palestër për të vënë muskuj, që të përballej me të fortët.

Salianji deklaroi se u ndje si në luftë dhe se është përballur me ngjarje të rënda dhe shumë presion. Ai u shpreh se persona të administratës kanë kërcënuar apo intimiduar votuesit, dhe se kanë shpërndarë para në këmbim të votës.

“Unë di që për zonën ku unë përfaqësoj qytetarët kam bërë disa denoncime se persona të administratës kërcënonin apo intimidonin votuesit, se shpërndanin para, elementë të PS në këmbim të votës. Kam denoncuar 6 incidente apo rrahje të mbështetësve të PD, i kam denoncuar me emër dhe mbiemër. Unë u ndjeva si në luftë, duhet të marrin fund zgjedhjet marrin si në situata lufte. Jam bërë pishman pse s’kam bërë palestër më shumë, se jam përballur me ngjarje të rënda dhe me shumë tension.” – tha Salianji, në “Studio e Hapur”.

-Advertisement-

Qarku i Korçës e mbylli numërimin pa shumë supriza.

Sa për humbjen, ai shtoi se PD do dijë të marrë të gjitha përgjegjësitë. /LAPSI.AL/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera