Sport

Rezultatet nga ndeshjet direkte, Real Madridi me bilanc më të mirë

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 28 May 2022

Liverpooli dhe Real Madridi do të takohen sonte në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja mes tyre do të zhvillohet në “Stade de France” nga ora 21:00, shkruan Gazeta Express.

Kjo do të jetë përballja e nëntë mes skuadrës angleze dhe asaj spanjolle.

-Advertisement-

Nga tetë ndeshjet paraprake, Real Madridi ka bilanc më të mirë.

“Los Blancos” kanë shënuar fitore në katër ndeshje, kurse tri ndeshje i kanë takuar Liverpoolit.

Një tjetër ndeshje mes këtyre skuadrave ka përfunduar baras.

Pra, Liverpooli sonte ka mundësi që të barazojë bilancin e fitoreve me Real Madridin.

Megjithatë, mbetet të shihet në fund se cili do të jetë rezultati nga përballja finale e Ligës së Kampionëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera