Lajme

Rexhep Selimi: E bëtë aleatë virusin për ta rrëzuar Qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 25 March 2020

Rexhep Selimi nga Vetëvendosje në seancën për rrëzimin e Qeverisë Kurti ka akuzuar partitë e tjera se në vend që ta ndihmojnë Qeverinë për ta luftuar Koronavirusin bën aleat këtë të fundit për ta rrëzuar Qeverinë, shkruan gazeta inFokus.

“Në kohën kur bota është në luftë kundër pandemisë Qeveria e Kosovës po përballet me këtë problem global me të gjitha kapacitetet e saj e aleatët Qeveria e Kosovës ka qytetarët e këtij vendi, doktorët, policët e të gjithë që i janë vënë me krejt përkushtimin, por për qudi në vend që të kishim aleatë edhe oponentët tanë, këta kanë bërë aleatë me virusin për ta luftuar Qeverinë e Kosovës. LDK sot bashkë me aleatët e vjetër që duken si të ri, po kërkojnë mocion mosbesimi në kohën më të vështirë për Kosovën deri më tani”./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera