Lajme

Rexhaj flet për dronët “Bayraktar”: Blerjet e armatimit po vazhdojnë me Qeverinë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 11 May 2023

Në një deklaratë të fundit, deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, ka bërë të ditur se blerjet e dronëve “Bayraktar” vijojnë të realizohen në Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti.

Duke folur për ardhjen e dronëve “Bayraktar” në Kosovë, Rexhaj ka thënë se ky është një lajm i mirë për vendin, por ka shprehur edhe shqetësimin e tij lidhur me publikimin e lajmit për blerjen e tyre.

“Unë nuk mund ta pohoj as mohoj këtë gjë, sepse realisht ne kemi një dokument ku edhe nënshkruajmë për këto gjëra. Ndërsa, derisa ka ardhur puna me fol në Qeverinë Kurti për dronët, kjo është shumë shenjë e mirë. Por nuk mundem ta pohoj (blerjen e dronëve “Bayrakatr”), pra është një lajm i mirë në kuptimin e asaj që blerjet po vazhdojnë”, është shprehur Rexhaj në Debat Plus.

-Advertisement-

“Unë mendoj që nuk është dashur të bëhet publike një ngjarje e cila mund të na bëjnë dëme në këtë aspekt dhe mendoj që blerjet në armatim po vazhdojnë si kurrë më parë në Qeverinë Kurti”, ka thënë tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera