Revolucionin total te Juventus-i/ Agnelli bën gati “valixhet”, Alex Del Piero është gati të kthehet
Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 19 April 2022
Juventus po mendon për të ardhmen dhe rindërtimi nis nga “themelet”. Një sezon nën pritshmëri mund të sjellë vendime të rëndësishme në lidhje me bordin drejtues të klubit. Pas 10 vitesh, “Zonja e Vjetër” duket gati për të mirëpritur rikthimin e Alex Del Piero, tani me funksione drejtuese. Ish-numri 10 dhe kapiteni i Juventusit, në muajt e fundit ka qëndruar pranë skuadrës duke “ushqyer” zërat e rikthimit të tij te ekipi i zemrës.
Epoka e Andrea Agnelli-t te Juventusi mund të jetë në “perëndim” dhe kjo nuk është diçka e re, me Del Peiro-n i cili mund të merrte statusin e presidentit të nderit. Gjithashtu një lëvizje e tillë do të kishte një efekt “domino” te Nedved, që do të detyrohej të tërhiqej nga posti i tij, duke bërë kështu një revolucion shumë të madh në shkallë hierarkie te skuadra torineze. Gjithsesi, për momentin, janë vetëm zëra dhe hipoteza, por rikthimi i Del Piero-s nuk duket i tillë, pasi, ish-kapiteni kërkon të kontribuojë në një moment të tillë, për të dhënë ndihmën e tij në ringritjen e Juventusit, pas një sezoni të vështirë.
Pastaj, në fund është kapitulli Allegri. Kontrata e italianit përfundon në vitin 2025 dhe midis Allegrit dhe Juventusin qëndrojnë shifra të frikshme dhe për momentin duket e vështirë që të flitet për një “divorc” mes palëve. Gjithsesi, kjo nuk e ndryshon aspak faktin se situata në kampin torinez nuk është aspak e qetë dhe gjithçka do të varet nga fundi i sezonit, me Juventusin që ka objektiv primar zonën Champions dhe Kupën e Italisë.
Nëse këto objektiva realizohen, atëherë sezoni nuk do të quhej plotësisht i “falimentuar”. Ajo që vendos në diskutim të ardhmen e Allegri-t është pikërisht tema pak më sipër, e ndryshimit të presidencës. Pasi me largimin e Agnelli-t, trajneri Allegri mund të jetë i radhës. Për italianin kjo situatë nuk është aspak e mirë, por pavarësisht sezonit të vështirë, Allegri ka admirues të shumtë në Europë, si PSG që është e gatshme të përfitojë nga një situatë e tillë.
Tani, për momentin, Juventusi, Agnelli dhe Allegri janë të fokusuar te fundi i sezonit, por vera pritet të jetë shumë e nxehtë në Torino, me “Zonjën e Vjetër” që është gati për një revolucion të madh dhe për të hapur një kapitull të ri.
Të tjera
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...