Rozë

Revoltohet Rame Lahaj: Tmerrohem me nivelin në të cilin kemi rënë, gërrdi, mjerim, e analfabetizëm të dyja programet e Big Brother

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 22 January 2023

Tenori i njohur shqiptar, Rame Lahaj, ka reaguar së fundmi për showin televiziv, “Big Brother”, shtëpitë më të famshme në Kosovë e Shqipëri,  duke e cilësuar si gërrdi, mjerim, ofendim e analfabetizmin, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se këto dy programe  fatkeqësisht përfaqësonjnë një pjesë të madhe të realitetit tonë shoqëror.

“Gërrdi, mjerim, ofenduese, analfabetizem e po ashtu ndikim shumë i keq në aspektin edukativ, të dyja programet e Big Brother si në Kosovë ashtu edhe ai në Shqipëri. Edhe pse për fat të keq përfaqëson një pjesë të madhe të realitetit tonë shoqëror.  Ndonëse kam pa shumë pak për të bërë ndonjë koment të mirëfillt dhe pa dashur t’i hyj në hak askujt por, ishte mjaftueshme sa për t’u revoltuar e irrituar besa edhe tmerruar me nivelin në të cilin kemi rënë dhe çka po i ofrojmë shoqërisë si programe argëtuese në këtë përiudhë krize që ka përfshirë çdo fushë të jetës, sidomos atë të edukimit e moralit kombëtar. Ngacmimet seksuale, nënçmimi, përqeshja e përbuzja ndaj gjinisë femrore por edhe ndaj njëri tjetrit janë të pafalshme sidomos nëse i tolerojmë nëpër emisione e programe mediale dhe nuk reagojmë e protestojmë kundër kësaj shëmtie në rritje drastike. Pastaj nëse e tolerojmë s’kemi pse befasohemi kur të njejta sjellje ndodhin ndaj nënave tona, motrave, mbesave dhe shoqeve”, ka shkruar Lahaj.

-Advertisement-

Ndryshe ai ka shtuar se ka parë shumë VIP të estradës të cilët ai i quan si Magarë kur ata ngacmimin seksual e kanë demonstruar në formë humori e argëtimi.

“Kam parë shumë MAGARË të estradës kur ngacmimin seksual e demonstrojnë në formë humori dhe argëtimi mbi kurrizin dhe përbuzjen e grave.  Si artist e më shumë si Rame i rritur mbi vuajtjet e gëzimet e kësaj shoqërie do të dëshiroja që lëshime të këtilla së paku të filtrohen e censurohen nëse për asgjë tjetër për hatër të etikës profesionale nëse jo për shkak të asaj që quajmë kulturë, virtut e moral kombetar”, ka shtuar ai./ Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy