Lajme

Revoltë në Rusi kundër Putinit, arrestohen mbi 1,000 qytetarë

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 21 September 2022

Pas urdhrit për mobilizim ushtarak, në Rusi kanë shpërthyer protestat kundër vendimit të presidentit, Vladimir Putin.

BBC raporton se më shumë se 1000 persona janë arrestuar pasi morën pjesë në protesta në 15 qytete të ndryshme, shkruan The Guardian.

Ndalimi i tyre erdhi pasi aktualisht në Rusi, tubimet konsiderohen të paligjshme dhe janë të ndaluara. Pas fjalëve të Putin, i cili shpalli mobilizimin e pjesshëm në lidhje me luftën në Ukrainë, fluturimet direkte të planifikuara për sot dhe orët në vijim nga Moska për në kryeqytetet e vendeve “mike” u shitën menjëherë.

-Advertisement-

Gjithashtu brenda disa orësh, u ezauruan dhe fluturimet për në Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan.

Çmimet e biletave kapën qiellin, sipas mediave të pavarura ruse, që raportojnë se bileta më e lirë nga Moska për në Dubai kapi vlerën e 300 mijë rublave, thuajse 5 mijë euro, që është rreth pesëfishi i pagës mesatare mujore në Rusi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera