Lajme

Reuters shkruan për fermën solare të Kamenicës

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 03 May 2023

Prestigjiozja Reuters, të mërkurën ka publikuar një artikull për fermën solare e cila gjendet në fshatin Roganë të Kamenicës, ku fokus ishte mënyra e kositjes së barit për rreth paneleve solare.

Pasi që kostija e barit afër paneleve solare ishte e lodhshme, punëtorët e fermës solare gjetën një mënyrë shumë interesante për kositjen e barit.

Më shumë se 100 dele dhe disa dhi kullosin dy herë në javë në fermën diellore në Roganë, pranë qytetit të vogël të Kamenicës, ku janë instaluar më shumë se 12,000 panele fotovoltaike, raporton Reuters, transmeton Infokus.

-Advertisement-

“Punëtorët e kuptuan se kositja e arave ishte shumë e vështirë, më pyetën nëse mund t’i sillja delet e mia,” tha bariu 72-vjeçar Rexhep Rrudhani teksa urdhëronte qentë e tij që të manovronin kopenë që kulloste nën panele.

“Delet hanë çdo lloj bari këtu, bar të mirë apo të keq, dhe pastrojnë gjithçka. Ne të gjithë po përfitojmë”, shtoi tutje ai.

Kosova ka 12-14 miliardë tonë rezerva të linjitit me cilësi të ulët, e pesta më e madhe në botë.

Më shumë se 90% e energjisë elektrike në vend prodhohet nga qymyri dhe pjesa tjetër është nga burimet e rinovueshme, kryesisht nga era dhe dielli.

Kosova synon të heqë gradualisht qymyrin deri në vitin 2050.

“Nuk po shpenzojmë asnjë benzinë ​​për kositëse të barit”, tha Arbër Maliqi, menaxher i centralit diellor. “Prodhimi i energjisë nga dielli dhe prerja e barit me dele do të thotë që gjërat këtu bëhen dy herë të gjelbër”./Gazeta Infokus/

Foto; Reuters
Foto: Reuters
Foto: Reuters
Foto: Reuters
Foto: Reuters

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera