Sport

Reuters shkruan për Albin Tahirin

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 14 February 2018

Albin Tahiri u bë sportisti i parë nga Kosova që merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, shkruan infokusi.

E për këtë të arritur ka shkruar edhe gazeta e madhe evropiane Reuters.

Tahiri, vendi i të cilit shpalli pavarësinë nga Serbia një dekadë më parë, është i vetmi atlet kosovar në Lojërat Olimpike Dimërore dhe planifikon të marrë pjesë në të gjitha pesë ngjarjet individuale të skijimit alpinist.

-Advertisement-

Ai dje debutoi në PyeongChang, dhe zuri pozitën e 37-të nga 65 garues.

“Kisha shumë probleme pasi ishte shumë akull. Por kur pashë djemtë tjerë që binin jashtë garës, vendosa që vetëm ta përfundoja, pasi ishte e para për Kosovën në Lojërat Olimpike”, ka thënë Tahiri për Reuters.

I lindur në Slloveni nga një nënë sllovene dhe një baba kosovar, Tahiri ka ëndërruar për të përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike, por vendi, të cilit i mungojn kushtet ideale të skijimit, mori vetëm njohjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014.

“Kosova ka male, por infrastruktura është vërtet e keqe”, ka thënë ai.

Për këtë arsye ai stërvitet kryesisht në Austri, Itali dhe Slloveni, ku jeton, dhe sapo ka diplomuar në stomatologji – një subjekt që duket se e ngacmon atë po aq sa skijimi.

“Gjatë këtyre viteve që unë kam qenë pritur që Kosova të bëhet antare e familjes olimpike thjesht kam vendosur të mos pres dhe të studioj – kështu që unë u diplomova në stomatologji, që është pasioni im “, ka thënë ai për Reuters.

Albin Tahiri sfidën e radhës në “Donwhill” do ta ketë ditën e enjte nga ora 3 e 30 (orën tonë lokale). /INFOKUSI.COM

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera