Lajme

Reuters: Lirimi i tre policëve kosovarë, lehtësoi krizën

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 27 June 2023

Serbia liroi të hënën tre policë të Kosovës më shumë se një javë pasi i ndaluan në një zonë kufitare, duke zbutur një përplasje në rritje midis vendeve fqinje dhe ish-armiqve të kohës së luftës.

Kështu nis shkrimi i agjencisë së lajmeve Reuters, pas zhvillimeve të djeshme ku tre policët e rrëmbyer u lëshuan për t’u mbrojtur në liri.

Bashkimi Evropian e përshëndeti masën dhe i kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për të zbutur krizën që po vlon, duke përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës.

-Advertisement-

Reuters tutje përmend edhe deklaratën e Shefit të Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, i cili pas  takimit me Ministrat e Jashtëm, ka thënë se shtetet anëtare janë të gatshme të marrin masa ndaj Kosovës dhe Serbisë në rast se nuk shohin progres në de-esklaimi të situatës në verI.

Shefi i Diplomacisë Evropian tha se masat që do të merren do të jenë politike, por edhe financiare.

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të bllokut, paralajmëroi se BE do të ndërmerrte veprime “politike dhe financiare” kundër të dy qeverive nëse ato nuk do të ndërmarrin hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Shtetet anëtare mbeten të gatshme për të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse nuk shihet përparim,” u tha ai gazetarëve pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg.

Reuters më pas sjell një kronologji të ngjarjeve që sollën deri te zhvillimet e fundit.

Tensionet në veri të Kosovës janë shtuar që nga 26 maji, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, hynë në ndërtesat e komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut dhe u rritën edhe më shumë kur autoritetet serbe kidnapuan tre pjesëtarë të policisë së Kosovës, të cilët u liruan dje.

Ditët e fundit, autoritetet e Kosovës kanë arrestuar disa pjesëtarë të komunitetit serb, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në dhunën kundër pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve që raportonin nga veriu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera