Lajme

“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 23 November 2024

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitëse e Serbisë ndaj Kosovës veç se e rrit vullnetin për mbrojtjen e territorit, ndërsa këto përpjekje i cilësoi si “një nevojë për mbijetesë politike” në Serbi.

Ai tha se Kosova dhe aleatët e saj janë qindra herë më të fortë sesa që ishin në vitin 1998-99.

“Qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nuk janë as më shumë e as më pak se nevojë mbijetese politike në Serbi. Kosova dhe aleatët e saj të sigurisë sot janë qindra herë më të fortë e më të përgatitur se në 98-99. Këto retorika të humbësit ballkanik veç sa e rrisin vullnetin tonë për të qenë të gatshëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë, ashtu siç vepruam kundër kasapit të Ballkanit”.

-Advertisement-

Haradinaj ka shkruar se janë të fokusuar që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s për t’i mbyllë këto debate të sigurisë.

“Ne jemi të fokusuar për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe kjo i mbyll debatet e sigurisë përjetësisht për Kosovën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera