Lajme

Reshitaj në Samitin e Sofjes, kërkon përkrahje për mjedisin

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 18 May 2018

Në kuadër të Samitit të Sofjes, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, bashkë me Kryeministrin Haradinaj, zv/Kryeministrin Pacolli e zyrtarë tjerë shtetëror, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku para përfaqësuesve të lartë të shteteve e bizneseve foli për rendësinë e trajtimit të problemeve mjedisore në menyrë të përbashkët.

“Po synojmë të krijojmë një mjedis institucional ku ekonomia e tregut do të jetë në hap me ambientin. Qëllimi ynë final është ndërtimi i një ekonomie të gjelbër dhe të një kapitalizmi ekologjik, ku do të zbatohen teknologjitë e pastra dhe energjia e ripërtëritshme ” deklaroi ministrja Reshitaj.

Më tej ministrja Reshitaj kërkoi nga shtetet pjesëmarrëse përkrahje me investime në energji të ripërtëritshme, zvogëlimin e emetimeve, menaxhimin efikas të mbeturinave, fuqizimin e ekonomisë së gjelbër dhe zbatimin e teknologjive të pastra.

-Advertisement-

Në fund Reshitaj deklaroi që ne si shtet e vlerësojmë si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira edhe me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, duke forcuar edhe më tutje dialogun rajonal dhe fqinjësinë e mirë.

Gjatë këtij forumi ministrja Reshitaj takoi udhëheqës të ketij forumi, liderë shtetesh e biznesesh nga Bashkimi Evropian e Ballkani Perëndimor, me të cilët diskutoi për rritjen e bashkëpunimit ndershtetëror në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera