Reshitaj në Estoni: Takoi presidenten dhe ministrin e Mjedisit
Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 27 January 2018
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, gjatë vizitës së saj zyrtare në Estoni, ka realizuar takime të ndara më funksionarë të lartë shtetëror.
Në takim më presidenten e Estonisë Kersti Kaljulaid, pasi falënderoi shtetin estonez për mbështetjen e dhënë për Kosovën, Reshitaj vlerësoi se Estonia është shembull i qeverisjes së mirë, e qeverisjes dhe i një shteti të gjelbër që menaxhon në mënyrën më të mirë mbeturinat dhe ku qytetarët të gjitha shërbimet i kryejnë përmes internetit.
Nga ana tjetër presidentja estoneze falënderoi ministren Reshitaj për pjesëmarrje në konferencën botërore të mjedisit dhe u shprehë e gatshme që të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj të integrimit euro-atlantik.
Pas takimit me presidenten, Reshitaj takoi homologun e saj estonez Siim Kiisler, me të cilin biseduan për politikat e mjedisit që ka ndërmarrë Estonia e të cilat do të kishin impakt pozitiv edhe në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë.
“Sot aplikimi dhe dhënia e të gjitha pëlqimeve dhe lejeve mjedisore bëhet online” deklaroi ministri Kiisler, kurse Reshitaj u shprehë mjaft e interesuar që me ndihmën e shtetit estonez këtë praktikë qeverisëse ta implementojë edhe në Kosovë.
Të dy ministrat u pajtuan që të bashkëpunojnë në shkëmbimin e përvojave për tejkalimin e problemeve mjedisore që kanë të dy vendet.
Gjatë kësaj vizite zyrtare në Estoni, Reshitaj takoi edhe shumë përfaqësues të shteteve tjera nga të cilët kërkoi përkrahje në rrugën tonë të integrimit dhe anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtar.
Në fund Reshitaj takoi edhe disa studentë nga Kosovë që studiojnë në Estoni, të cilët i inkurajoi që pas përfundimit të studimeve të kthehen dhe t’i kontribuojnë vendit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...