Reshitaj: Kosova me hartën zonale hap një kapitull të ri
Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 11 April 2018
Republika e Kosovës po hap sot një kapitull të ri sa i përket përmirësimit të planifikimit hapësinor në të gjithë territorin e saj.
Kështu tha sot ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj pas nënshkrimit të vendimit për fushën e planifikimit hapësinor, i cili merret për herë të parë në Kosovë.
Ajo ka thënë se harta zonale është një dokument i rëndësishëm që ka për qëllim rritjen, e cilësisë së jetës së qytetarëve, zhvillimin e të gjitha rajoneve dhe sektorëve zhvillimor e hapësinorë.
“Harta zonale është një nga dokumentet kryesore sa i përket planifikimit hapësinor në nivelin qendrorë, me të cilin përcaktohen zonat në të cilat do të vendosen aktivitetet, veprimet dhe kushtet për zhvillimin e ardhshëm hapësinorë për të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Qëllimi i hartimit të hartës zonale të Republikës sonë, është rritja e mirëqenies, rritja e cilësisë së jetës së qytetarëve, si dhe një zhvillim i ekuilibruar i të gjitha rajoneve dhe sektorëve zhvillimore hapësinorë”, theksoi Reshitaj.
Pjesë e procesit të hartimit të dokumentit, sipas ministres së MMPH-së, do të jetë Grupi punues ndërministror, i cili do të nxjerrë pastaj konkluzionet dhe do të vazhdon me planifikimin e kësaj harte zonale të nivelit qendror.
“Paralelisht me krijimin e hartës zonale të gjithë Republikës së Kosovës, janë duke u krijuar edhe hartat zonale zonale të komunave për të cilat përgjegjës janë komunat e të gjithë Republikës së Kosovës. Ne jemi duke i monitoruar dhe duke përcjellë punën e tyre”, pohoi ajo.
Për sa i përket nderimeve pa leje në Prishtinë, që janë rreth 46 mijë, Reshitaj ka thënë se me procedimin e Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, do të bëhen ndryshime konkrete për trajtimin e planifikimit hapësinorë apo planifikimit urban në këtë rast.
“Jemi dëshmitarë okularë të asaj se çfarë ka ndodhur me ndërtimet në të gjitha vendet e urbane, ekskluzivisht në kryeqytet. Me procedimin e draft ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, andaj, mendoj që në jemi fut në një fazë tjetër dhe në një ndryshim konkret sa I përket trajtimit gjegjësisht planifikimit hapësinorë apo planifikimit urban në këtë rast. Në presim që ky ligj të implmementohet dhe të futet në fuqi, presim leximin e dytë në kuvend dhe pastaj jemi të gatshëm të fillojmë me implementimin. Ligji për trajtimin ndërtimeve pa leje jep mundësi që të legalizohen një numër i madh i ndërtimeve, të cilat janë ilegale”, ka theksuar ministrja Reshitaj.
Kostoja e kësaj harte zonale, e cila përfshinë edhe katër komunat veriore të Kosovës, është ende e paqartë, pasi procesi do të zgjasë një vit e gjysmë, ndërkohë që 22 komuna janë në proces të krijimit të hartës zonale. Ministrja Reshitaj ka thënë se pesë komuna kanë pasur fatin të gjejnë donatorë për këtë projekt.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...