Lajme

Reportazh i mediave botërore: Kur një shqiptare martohet me një serb, për të cilin shërbim “mësiti” merr 2000 euro (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 06 June 2017

Tema e martesave mes vajzave shqiptare me serbët e zonave rurale ka bërë bujë në median shqiptare dhe të huaja.

Këtë herë revista e njohur “Vice” vjen me një fotoreportazh nga një prej këtyre martesave.

Sanja Knezeviç shkruan se në fshatrat serbe mungojnë vajzat e reja, ndërsa e kundërta ndodh në Shqipëri: Në fshatra mungojnë djemtë e rinj.

-Advertisement-

Këtu hyn në punë Vera, e cila rregullon martesat mes vajzave shkodrane dhe burrave serbë.
Vera merr rreth 2000 euro për shërbimin e saj.

Revista dokumenton me foto ardhjen e serbit 44-vjeçar Milovan në Shkodër për të kërkuar dorën e Evës 22-vjeçare, përcjell mapo.al.

Pasi gjyshja e Evës thotë PO, Milovani paguan 115 dollarë tek familja e saj dhe shkon për të blerë bizhuteri dhe rroba për të fejuarën.

Pas tre javësh, fermeri Milovan kthehet dhe e merr Evën për grua.

Revista dokumenton me foto mbërritjen e Milovanit, pranimin e familjes shkodrane, blerjen e mallrave, udhëtimin e Evës drejt Serbisë dhe mbërritjen e saj në shtëpinë e Milovanit ku do kalojë pjesën e mbetur të jetës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera