Lajme

Renovohet objekti i zjarrëfikësve në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 24 September 2018

Objekti i zjarrëfikësve në Prizren shumë shpejtë pritet të marrë një pamje të re.

Kjo pasi komuna ka kontraktuar një kompani për ta renovuar këtë objekt, raporton Gazeta inFokus.

Operatori ekonomik “HARST Group” SH.P.K. ; “NNP CONTSRUMAX” nga Suhareka është zgjedhur për ta kryer këtë punë.

-Advertisement-

Buxheti që komuna kishte planifikuar ta shpenzonte për këtë renovim ishte 40 mijë euro, megjithatë ky operator ofroi 26.666, duke e fituar kështu tenderin.

Kontrata për këtë projekt ishte planifikuar të nënshkruhej sot, megjithatë kjo gjë nuk u bë.

Përfaqësuesi i këtij operatori në një prononcim për Gazetën inFokus theksoi se brenda javës do të nënshkruhet edhe kontrata.

Vonesa sipas tij ka ndodhur për shkak të mos-kompletimit të dokumentacionit. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera