Uncategorized

Rënie e temperaturave dhe shi, moti për këtë fundjavë dhe javën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 18 September 2021

Fundjava pritet të jetë me reshje shiu, derisa edhe fillimi i javës së ardhshme pritet të jetë me mot jostabil, rënie të temperaturave dhe mundësi për shi.

Në ditët e fundjavës, pritet ndryshim i situatës sinoptike. Para do të kemi një periudhë të një moti më të paqëndrueshëm. Të shtunën e të dielën priten edhe reshje lokale shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullima. Në aspketin termik të shtunën do të jetë më freskët e të dielën sërish pak më ngrohtë.

Fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht me vransira, e ku mbetën mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat e ajrit nga e marta në rënie.

-Advertisement-

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme, e herë herë edhe në të mira.

18.09 – Më freskët dhe kryesisht me vransira. Që nga mëngjesi me mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.

19.09 – Paradite me vransira, e gjatë ditës kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Vende-vende me mundësi për reshje lokale shiu. Në mbrëmje kthjellime.

20.09 – Paradite kthjellime. Ditën me vransira me mundësi edhe për riga lokale shiu.

21.09 – Kryesisht me vransira e më freskët, me mundësi për riga lokale shiu.

22.09 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe me reshje lokale shiu..

Temperaturat minimale luhaten nga 12C deri 15C, e të mërkurën zbresin edhe në 10C. Maksimalet të shtunën zbresin në 20C, për të shënuar sërish rritje të dielën deri në 25C, e më pas me një tendencë të rënies deri në 19C ditën e mërkurë.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-9m/s, të hënën me hove edhe deri në 14m/s.

Shtypja atmosferike në fundjavë me tendencë të rënies nën vlera normale, më pas shënon rritje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera