Lajme

Rënia e kulmit të Komunës, Rama: Po mos të merreshin masa urgjente, do të mund të kishte edhe djegie të objektit

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 22 January 2024

Kulmi i objektit të ri të Komunës së Prishtinës është vlerësuar se nuk është ndërtuar në bazë të standardeve të ndërtimit. Ekspertët e Përparim Ramës të cilët kanë analizuar situatën me elementet e para, kanë thënë në konferencë për media se kulmi është ndërtuar me mbetje të materialeve ndërtuese.

I pari i Komunës ka thënë se do të realizohen edhe vlerësime të tjera, por që fillimisht është dashur realizimi i një vlerësimi fillestar.

“Problemi me kulm ka qenë edhe më parë, pra ka ndodhur në vitin 2017”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Tutje ai ka njoftuar publikun se viktima e cila u lëndua nga rënia e kulmit të objektit, Elza Ujkani ka rrezikshmëri të lartë shëndetësore.

“Për fat të mirë, gjendja është stabile, por ende është në rrezikshmëri të lartë. Jemi në kontakt çdo ditë me doktorët, e kam qenë në kontakt me familjen e saj çdo ditë”, ka thënë Rama.

Më tutje Rama ka thënë se po të mos merreshin masat urgjente pas rënies së kulmit, do të mund të kishte edhe djegie të objektit.

“Do të shohim edhe në objekte të tjera që mund të kenë probleme të tilla, të krijojmë struktura të reja që i analizojmë në numër më të madh të ndërtesave që janë pranuar teknikisht, të shohim a kemi problem masovik, apo problemi ekziston në disa pika të ndryshme”, është shprehur Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera