Lajme

Rëndohet situata në Bjeshkët e Rugovës, përhapet zjarri

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 04 August 2021

Situata me zjarret vazhdon të jetë e rëndë në fshatin Shtupeq të Rugovës. Atje, pavarësisht intervenimit të institucioneve të sigurisë, zjarret kanë përfshirë një pjesë të madhe të maleve.

Zjarrfikësit thonë që tereni i papërshtatshëm dhe erërat e forta kanë ndikuar që të pamundësohet lokalizimi, pavarësisht luftimit me zjarrin.Kurse kryetari i fshatit Agron Nikqi, fajëson institucionet e vendit, për mosreagim me kohë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Muhamet Mahmutaj, tha që janë duke e bërë të pamundurën si institucion komunal që ta shuajnë këtë zjarr.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera