Lajme

Rëndohet gjendja në spitalin e Pejës, kaq pacientë me oksigjenoterapi

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 12 August 2020

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 63 pacientë me virusin COVID-19.

Prej tyre 39 janë me oksigjenoterpai ndërsa 11 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan gazeta inFokus.

Po ashtu në këtë spital janë shëruar edhe 7 pacientë.

-Advertisement-

Nga Spitali i Pejës njoftojnë se nga stafi shëndetësorë, janë 5 mjek, 16 infermierë dhe 3 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19.

“7 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 63 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 39 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në raportin e spitalit./Gazeta inFokus./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera