Sport

Renditja pas përfundimit të sezonit në Ligën e Parë

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 18 May 2019

Kanë përfunduar shtatë takimet e javës së 30-të dhe të fundit për këtë sezon në Ligë e Parë të Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Përveç Vushtrrisë që tashmë është shpall kampion i Ligës se Parë edhe Dukagjini i Klinës pas 16 viteve është rikthyer në elitën e futbollit kosovar.

Besa e Pejës e ka humbur mundësin e artë që të inkuadrohet në Superligë direkt pasi është ndalur në barazim 1-1 nga Kika.

-Advertisement-

Kështu pejanët inkuadrimin në Superlgië do ta kërkojnë përmes barazhit.

Inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar përmes Barazhit do ta kërkoj edhe Vëllaznimi i Gjakovës.

Nga liga janë larguar Kika dhe Fushë Kosova, ndërsa Bashkimi i Koretinit dhe Ramiz Sadiku do të luajnë ndeshjen e barazhit për të kërkuar një tjetër mundësi qëndrimi në këtë rang garash.

Më poshtë keni renditjen finale të këtij sezoni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera