Sport

Renditja e Superligës së Kosovës pas xhiros së 23-të

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 17 March 2019

Kanë përfunduar 5 ndeshjet e xhiros së 25-të në Superligë, ndërsa dueli Flamurtari – Prishtina është shtyre për datën 27 mars, për arsye të ndeshjeve që do ti zhvilloj Përfaqësuesja e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” më 21 dhe 25 mars, shkruan Gazeta inFokus.

Feronikeli ka vazhduar më fitore, duke e mposhtur Trepçën ’89 më rezultat të thellë 5-0, dhe po marshon sigurt drejtë titulli ku tani ka 55 pikë, shtatë më shumë së Llapi që renditet i dyti dhe tetë më shumë së Prishtina që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Llapi ka dështuar ta mposhtë Ballkanin, më të cilin ka luajtur baras 1-1 në Podujevë, ky barazim ia ulë shpresat llapjanëve për garën për titull, pasi tani gjenden shtatë pikë prapa liderit.

-Advertisement-

Drita e ka shënuar edhe fitoren e katërt rresht, në duelin e fundit ata kanë mundur Lirinë më rezultat 2-0, dhe tani renditen të katërtit më 38 pikë dhe kanë një komoditet mjaftë të mirë, krahasuar më pjesën e parë te sezonit.

Gjilani e ka gjetur fitoren e parë në stinorin pranveror, gjilanasit kanë mundur Kek-un që renditet i fundit në tabelë më vetëm një pikë. Pas kësaj fitore Gjilani renditet i pesti më 32 pikë.

Drenica dhe Ferizaj i kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola 0-0, në ndeshjen e zhvilluar në “Bajram Aliu” të Skenderajt. Drenica renditet e gjashta më 30 pikë, ndërsa Ferizaj i 10-ti më 25 sosh.

Më poshtë keni komplet tabelën e Superligës së Kosovës pas javës së 23-të./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera