Sport

Renditja e Superligës së Kosovës pas tri ndeshjeve të zhvilluara pasditen e së mërkurës

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 29 September 2021

Kanë përfunduar tri takimet e Superligës së Kosovës, të zhvilluara në kuadër të xhiros së shtatë, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilani e ka fituar duelin ndaj Llapit me rezultat 2-1, kurse Drenica ka mposhtur Malishevën me shifrat 1-0, ndërkaq Ballkani dhe Feronikeli i kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur baras 0-0.

Pas këtyre tri ndeshjeve, Superligës i prinë Drenica me 14 pikë, ndjekur nga Ballkani me 13 sosh, kurse Malisheva zbret në pozitën e katërt me 11 pikë.

-Advertisement-

Gjilani ka kaluar në vendin e tretë me 12 pikë, kurse Llapi mbetet i fundit me 2 sosh, ndërsa Feronikeli renditet i shtati me 7 pikë.

Më poshtë keni renditjen e plotë të elitës së futbollit kosovar pas tri ndeshjeve të zhvilluara pasditen e së mërkurës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera