Sport

Renditja e re e UEFA-s, kryeson Reali

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 16 March 2018

Reali i Madridit vazhdon të kryesojë në renditjen e klubeve europiane të futbollit profesionist. Klasifikimi i përditësuar kontinental vendos formacionin “merenges” në shkallën më të lartë të podiumit, duke lënë pas Bajernin e Mynihut dhe Barcelonën, dy ndjekës në kuotë të njëjtë pikësh.

Bie në sy shkëputja e kampionëve në fuqi të Europës dhe botës, ndaj bavarezëve dhe katalanasve me plot 23 pikë diferencë. Renditja europiane e klubeve të UEFA-s llogarit rezultatet e çdo skuadre në kompeticionet zyrtare dhe përfaqësimin e tyre në 5 vitet e fundit. Kjo bëhet përmes një algoritmi që llogarit edhe koeficentin e vështirësisë së ligës vendase.

Skënderbeu është i pari mes ekipeve shqiptare në renditjen e UEFA-s. Formacioni korçar që ka regjistruar rezultate impresionuese në arenën kontinentale madje duke arritur dy herë fazën e grupeve. Ujqërit e Dëborës janë në vendin e 140 me 8.5 pikë së bashku me skuadrën turke Bashakshehir.

-Advertisement-

Bie gjithashtu në sy renditja e 4 ekipeve të tjera shqiptare në të njëjtin vend. Tirana, Flamurtari, Laçi, dhe Teuta janë në pozicionin e 345, kjo për shkak të performancës së varfër në arenën europiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera