Sport

Renditja më e re botërore e xhudos

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 30 April 2018

Falë suksesit të jashtëzakonshëm në Kampionatin Evropian të Xhudos javën e kaluar, Nora Gjakova është ngritur për një pozitë në renditjen më të re botërore të Xhudos.

Gjakova, e cila u shpall kampione e Evropës në kategorinë -57 kg, në Kampionatin Evropian që u mbajt në fundjavën e kaluar në Tel Aviv, tani renditet e katërta në botë me 4110 pikë në total.

-Advertisement-

Distria Krasniqi, që fitoi medaljen e argjendtë dhe u shpall nënkampione e Evropës në kategorinë -52 kg, ka mbetur në pozitën e katërt me 4454 pikë, sipas renditjes më të re botërore të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Në këtë kategori, Majlinda Kelmendi, ka rënë në pozitën 15, shkaku i mospjesëmarrjes në gara, pasi po rehabilitohet nga lëndimi i gjatë.

Ngritje ka bërë edhe Loriana Kuka (-78 kg), e cila nga vendi 40, tani është e 33-ta në botë, me gjithsej 882 pikë.

Image

Pozita e shtatë në evropianin e fundit, ka bërë që Akil Gjakova nga vendi 12 të kalojë në të 11-tin, me 2598 pikë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera