Sport

Renditet i fundit në Ligue 1, klubi i njohur francez emëron trajnerin e ri

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 15 December 2021

Më shumë se një javë pas shkarkimit të Claude Puel, skuadra e Saint-Étienne, e fundit në renditjen e Ligue 1, ka emëruar trajnerin e ri. Bëhet fjalë për, Pascal Dupraz, i cili ka për detyrë ndryshojë menjëherë ecurinë e rezultateve për të kthyer qetësinë te të gjelbrit, të cilët në 18 javët e para të kampionatit, pra thuajse gjatë gjithë fazës së parë, kanë grumbulluar vetëm 12 pikë.

Dupraz, 59 vjeç, ishte i lirë që nga vera e kaluar, pas përfundimit të kontratës me Caen. Në sezonin 2015-16 ai arriti të shmangte rënien nga kategoria të Toulouse. Kontrata që ka nënshkroi do ta lidhë me klubin deri në fund të sezonit aktual.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera