Lajme

Rëndësia e Lymanit për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 01 October 2022

Që nga fundi i majit, trupat ruse e kanë transformuar Lymanin në një qendër kryesore logjistike për dislokimet e trupave dhe furnizimet me municione.

Qyteti është gjithashtu një qendër kryesore hekurudhore, që lidh rajonet Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv në lindje dhe verilindje të Ukrainës.

Rreth pesëmijë trupa ruse janë dislokuar në Lyman dhe rimarrja e saj nga Ukraina do të ishte një nga disfatat më të rënda ushtarake të Rusisë që nga fillimi i pushtimit të saj më 24 shkurt.

-Advertisement-

Kjo do të lejojë trupat ukrainase të pastrojnë plotësisht pjesën veriore të rajonit të Donetsk dhe të lëvizin më tej në rajonin fqinj Luhansk, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Vetëm të premten Vladimir Putin deklaroi se Donetsk dhe tre rajone të tjera të pushtuara ishin pjesë e Rusisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera