Ekonomi

Remitencat për tre muaj arritën në 163.4 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 24 July 2017

Remitencat e pranuara në Kosovë, paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, ato arritën vlerën prej 163.4 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 13.3 përqind.

“Remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 38.5 përqind përkatësisht 22.8 përqind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 7.7 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera