Remit i anulohet intervistimi nga Specialja
Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 03 November 2023
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka bërë të ditur se ftesa për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës është anuluar dje.
Mustafa tha se ftesën për intervistim nga zyrtarë të Prokurorisë Speciale e kishte pranuar më 1 nëntor, ndërsa anulimi është bërë dje përmes një thirrje telefonike, një mesazhi dhe emaili.
“Në mbrëmjen e dt. 1.11. 2023, nga zyrtarët e dhomave të veçanta të Prokurorisë Speciale të Kosovës, kam pranuar një ftesë për t’u intervistuar sot, me 3.11.2023, në ora 09:00”.
“Në ndërkohë, po nga të njëjtit zyrtarë, dje pasdite, fillimisht përmes një thirrjeje telefonike dhe pastaj një sms-je dhe email-i, m’u konfirmua se intervistimi im nga ZPS-ja është anuluar”, shkroi Mustafa.
Ai më tej tha se në lidhje me këtë çështje, si në të kaluarën por edhe kurdo që është nevoja, është i gatshëm për ta dhënë kontributin e tij në favor të drejtësisë.
“Lufta e UÇK-së ka qenë luftë mbrojtëse dhe çlirimtare, ashtu siç thonë edhe miqtë ndërkombëtarë. Luftë më të drejtë dhe më të pastër (për aq sa, pastërtinë e tillë e mundësojnë rrethanat e luftës) nuk njeh historia e njerëzimit”.
“Jam me fat që kam qenë njëri nga protagonistët e kësaj lufte, dhe të vërtetën e saj jam i gatshëm ta mbroj në çfarëdo cilësie”, tha Mustafa, transmeton Klankosova.tv.
Mustafa, tutje tha se falë luftës së UÇK-së, jo vetëm Kosovës por edhe rajonit, i është hapur rruga e integrimit në familjen evropiane, aty ku sipas tij, i takon kombi dhe shoqëria kosovare.
Të tjera
-
“Besoni këtij se ky e din çka po bën” – Agon Maliqi thotë se Vetëvendosje po bën fushatë vetëm me figurën e Albin Kurtit
Analisti, Agon Maliqi ka folur për fushatën e partisë në pushtet, Lëvizjes Ve...
-
Krasniqi nga Bresja e Fushë Kosovës: Besim, mobilizim, ma mirë
Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për d...
-
Cakolli nga DnV: KQZ planifikon votimin në këtë mënyrë, preferencat e votuesve mund të ekspozohen lehtësisht
Eugen Cakolli nga rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (D...
-
Hamza: Gratë janë udhëheqëse, si kryeministër i ardhshëm, ju premtoj se do të përkushtohem që çdo grua të ndjehet e mbështetur
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se si k...
-
Kurti “i mahnit” bashkpartiakët me konstatimin “mas ajrit uji, uji është para bukës”, videoja i bëhet virale
Në një dhomë me bashkëpartiakë që kishin shkuar me të në Gjilan për fushatë, ...
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
NATO dhe Bashkimi Evropian po dërgojnë burime në Kosovë për zgjedhjet e rregu...
-
Trump mban tubimin e fitores në Uashington përpara inaugurimit
Kryeqyteti amerikan Uashington është bërë gati për ceremoninë e inagurimit të...
-
Donika Gervalla e Alban Hyseni për vota “luajnë” me akademinë përkujtimore të Ibrahim Rugovës në “Flakën e Janarit”
Një ndër figurat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, Ibrahim Rugovën, ...
-
Haradinaj në SHBA, takon të përzgjedhurin e Trump për ambasador në NATO dhe zyrtarë tjerë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Aktivistë të Vetëvendosjes i bashkohen PDK-së
Mbrëmë pas tubimit madhështor që kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri H...
-
Vëzhguesit e BE-së të zgjedhjeve në Kosovë vendosen në terren
Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) sot ka vendosu...
-
Hoti: Sot varroset dëshmori Xheladin Kabashi, eshtrat e të cilit u identifikuan më 15 janar
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka thë...