Lajme

Remi “zbulon” skenarin e Gjykatës Speciale

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 22 August 2017

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi ka shkruar në “Facebook”, mbi rolin dhe rëndësinë që do ta ketë Gjykata Speciale.

Remi ka thënë se tani është koha që kjo Gjykatë t’i shtrijë kapacitetet e saj edhe në ndjekjen e krimeve ekonomike të bëra pas luftës, duke shtuar se duhet të ndjeken ata që në mënyrë të orkestruar kanë keqpërdorur pasurinë kombëtare, duke u shprehur se këto krime kanë ngulfatur ecjen e vendit siç e quajti ai për së mbari.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

KOHA TANI:

Rreshtat e lirisë, të kthehen në rreshta për vendosjen e rendit dhe ligjit!

Nëse ia kemi dal të krijojmë rreshta të mbushur me djem e vajza që ishin të gatshëm të flijoheshin për lirinë, pse tani e tutje ata rreshta të mos i kthejmë në rreshta për kujdes dhe forcim të rendit dhe të ligjit; për forcim të kujdesit për arsimimin dhe edukimin e të rinjve tanë; për shtim të kujdesit shëndetësor, për rritje ekonomike etj.

Ne duhet të mbyllim kapitullin e viteve të kaluara dhe prej kësaj domosdoje nuk ka se pse të frikësohemi dhe as të dyshojmë në rezultatet e përmbylljes së këtij procesi

E di se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka pasur krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte nga ana shqiptare. Këtë e them me bindje të plotë, sepse jam i sigurt për këtë të vërtetë, pavarësisht ndonjë gabimi që ka mundur të ndodhë.

Gabimet mund të penalizojnë ndokënd, por ato nuk mund te quhen krime lufte.

Pikërisht për shkak të kësaj, them që Gjykata Speciale të zgjerojë fushëveprimin e saj dhe të ndiqen krimet ekonomike që janë bërë pas luftës; të ndiqen ata, që në mënyrë të orkestruar, kanë keqpërdorur pasurinë kombëtare, si pronat, ndërmarrjet publike e deri te defunksionalizimi i institucioneve vitale në vendin tonë, krime këto që ia kanë ngulfatur ecjen e vendit drejt zhvillimeve normale.

Në këtë devijim të kohës së paqes, mendoj se ka pasur një koordinim të qarqeve ,,akademike” e shoqërore për të defunksionalizuar gjithë ato institucione të krijuara me mund si gjykatat, universitetet dhe gjithçka që duhet dhe mund t’i epë frymë zhvillimit dhe rrugës së drejtë të vendit për ecje së mbari.

Pikërisht për këto arsye e vlerësoj si domosdo vazhdimin e ndihmës dhe të interesimit për vendosjen e rendit ligjor, shpresoj se do të mund të ndihmojë Gjykata speciale e cila ekskluzivisht është e monitoruar nga kombet e qytetëruara qe kanë kapacitete për të na ndihmuar.

Pres që Gjykata Speciale të bëjë punën e vet shpejt dhe mirë, duke mos u vonuar për gjërat që s’ka nevojë të vonohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera