Lajme

REL: Me ardhjen e Kallas pritet të hiqet posti i emisarit për dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 28 August 2024

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një shkrim në lidhje me shefen e ardhshme të politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së, Kaja Kallas.

Sipas mediumit, shefja e ardhshme, që ishte dikur kryeministre e Estonisë, njihet si politikane me qëndrime të forta kundër Rusisë.

Në tekst paralajmërohet edhe një lëvizje e mundshme rreth postit aktual të Miroslav Lajçakut, atë të të dërguarit special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

REL-i thotë se posti i Lajçakut mund të hiqet plotësisht kur Kallas të bëhet kryediplomate e BE-së.

“Diplomatët po ashtu i kanë thënë REL-it se presin që ajo të jetë gati të merret me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Shefi aktual i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, më 2020 i kërkoi ish-ministrit të Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajçak, të shërbente si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogut. Por, ky proces ka prodhuar pak përparim real dhe duket se posti që aktualisht mban Lajçaku mund të hiqet plotësisht kur Kallas të bëhet kryediplomatja e re e bllokut”, ka shkruar mediumi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera