Rektorati, shpallë tender për akordim të pianove (DOKUMENT)
Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 22 May 2017
Universiteti Prishtinës (UP) ka shpallur tender për akordimin e pianove, e ku për këtë qëllim ka parapara të shpenzoj rreth 2,000 euro.
Në njoftimin e publikuar në ueb faqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) thuhet se kjo kërkesë për tender është konsideruar si e nevojshme nga Fakulteti i Arteve, e cila ka për qëllim akordimin e pianove dhe riparimin e tyre. Aty më tutje thuhet se vlera e parashikuar e kontratës është 1980 euro, raporton infokusi.com.
“Autoriteti Kontraktues (AK) përmes kësaj procedure të prokurimit do të përzgjedhë një Operator Ekonomik që do të ketë kapacitetin për Shërbimet e Akordimit të Pianove dhe riparimi i 20 copëve të specifikuar edhe me detajisht në dosje të tenderit”thuhet në njoftimin e publikuar.
Për kompanitë që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces të prokurimit duhet të kenë Certifikatën e Regjistrimit të Numri Fiskal te lëshuar nga Administrata Tatimore e Kosovës, raporton infokusi.com.
Po ashtu, operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses së paku tri kontrata të natyrës se ngjashme në tri vitet e fundit (2014, 2015, 2016).
“Një Listë e shërbimeve të natyrës se ngjashme të realizuara në tri vitet e fundit duke saktësuar shërbimet e kryera, shumën e kontratës vendin, datën si dhe nr e prokurimit, kjo listë duhet te jetë e nënshkruar dhe e vulosur nga kompania (origjinal), po ashtu duke i bashkangjitur së paku tri referencat përkatëse ose raportet e pranimit si dëshmi se kontrata është përmbushur me sukses. (kopje)”thuhet më tutje në njoftimin e publikuar në ueb faqe të KRPP-së, raporton infokusi.com.
Më tutje në njoftimin e KRPP-së thuhet se në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate.
“Nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të ri-ekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për procedurën e tenderit”thuhet në njoftim. Hapja e tenderëve për këtë proces prokurimi do të behët më 24 maj të këtij viti në orën 14:30. / INFOKUSI
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...