Sport

Rekordi unik i Zlatan Ibrahimovic, “parakalon” Francesco Tottin

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 25 April 2022

Milan fitoi me përmbysje ndaj Lazios dhe vazhdon të kryesojë kampionatin italian, edhe pse Interi ka luajtur një ndeshje më pak. Kuqezinjtë e Piolit iu falën golave të Oliver Giroud dhe Sandro Tonalit për të siguruar një trepikësh fantastik në kryeqytetin italian.

Zlatan Ibrahimovic dhuroi asistin e golit të fitores në minutat shtesë, duke vendosur një rekord unik në futbollin italian. Me pasimin për Tonalin, bomberi suedez ka regjistruar asistin më të vjetër në Serie A në moshën 40 vjeç, 6 muaj dhe 21 ditë.

Ibra parakaloi Francesco Tottin, legjendën e Romës. Ish-kapiteni i verdhekuqve ishte 40 vjeç, 4 muaj dhe 23 ditë kur jepte asist për Radja Nainggolan në suksesin 4-1 ndaj Torinos (19 shkurt, 2019).

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera