Lajme

Rekord, më pak se 2,5 milionë të papunë në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 01 June 2017

Në muajin maj në Gjermani ishin raportuar 2.498,000 njerëz të papunë. Bëhet fjalë për 166 mijë më pak se një vit më parë. Shkalla e papunësisë bie në 5.6 për qind.

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia Federale e Punës, papunësia në Gjermani ka arritur shkallën historike më të ulët që nga bashkimi i vendit në vitin 1990, shkruan albinfo.ch.

Detler Shelley, drejtor i Agjencisë Federale të Punës, tha se Gjermania ende ka një kërkesë të fortë për punëtorë, dhe ajo është e bazuar në një ekonomi të fortë.Në krahasim me muajin e kaluar ka pasur 71 mijë të papunë më pak.

-Advertisement-

Krahasuar me vitin e kaluar, numri i punëkërkuesve ka rënë nga më shumë 166 mijë, thotë Agjencia Federale e Punës (BA). Norma e papunësisë ra me 0.2 pikë, në 5.6 për qind.Nga sondazhi i ekonomistëve në Reuters ishte pritur një rënie prej 15.000 të papunësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera