Sport

Rekord i “zi” për Mou, mediat “kryqëzojnë” teknikun portugez: Roma në tokë. Speciali bie në Marassi

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 29 September 2023

Roma bie keq në transfertë përballë Geona-s, pësuan një humbje të rëndë me “poker” golash që vendos një rekord të erret për ekipin kryeqytetas, por dhe për Jose Mourinho-n. 5 pikë në 6 javë, vendi i 16 në tabelën e klasifikimit, kurrë më parë Roma nuk e kishte parë vetën në pozita të tilla që nga koha kur një fitore llogaritet me 3 pikë.

Ky është starti më i keq në karrierë edhe për teknikun portugez. Transfera e Geona-s u kthye shpejt në makth për Romën teksa e gjetën veten në dizavantazh që në minutën e 5-të, por ekipi i Jose Mourinho-s u rikthye shpejt në lojë teksa Cristante me kokë barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 22-të.

Atëherë kur të gjithë prisnin reagimin e Romës, Geona realizoi edhe golin e dytë në fundin e pjesës së parë, ku Retegui me një finalizim plot klas dërgoi topin në rrjetë.

-Advertisement-

Roma ishte e pafuqishme për të reaguar ndërsa Geona në çdo zbritje në sulm dërgonte topin në rrjetë. Në fraksionin e dytë realizuan edhe dy herë të tjera duke sigluar shifrat në 4-1.

E kishte shumë të vështirë të gjente fjalët e duhura pas një humbje të tillë edhe një trajner si Jose Mourinho, mjeshtër i deklaratave publike:

“Nuk kam shumë për të thënë pas një ndeshje të tillë. Nuk kam folur ende me lojtarët, thjesht i përshëndeta”, u shpreh Mourinho duke bërë në fund edhe një koment për këtë start të errët të Romës dhe rekordin e tij negativ:

“Po është e vërtetë, por është i vërtetë edhe fakti që Roma vjen pas dy finaleve Evropiane”, theksoi Mourinho.

“Roma në tokë. Speciali bie në Marassi. Tani klasifikimi shqetëson”, shkruan Corriere dello Sport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera