Rekord i ri Guinness- Rrëshqitësja më e gjatë në botë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2019/09/15060760-35669410-68471a65b74b20683db2bc4afca996f265d60037-1500-1-1566373428-728-87e29d3136-1566571166-Copy-6-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
13:59 | 26 September 2019
Një nga rrëshqitëset më të gjata është inauguruar në Malajzi, me një gjatësi prej një kilometri, që fillon në majën e një kodrine dhe dredhon përmes një xhungle të dendur, për të përfunduar në një pishinë.
Rrëshqitësja me ngjyrë blu dhe të verdhë, në parkun tematik Escape është 1111 metra e gjatë dhe ka marrë çmimin Guinness si më e gjata në botë.
Ajo është tre herë më e gjatë se rekordmenja e deritanishme në Gjermani.
Rrëshqitësja në shtetin verior Penang, fillon në majën e një kodre në një lartësi prej rreth 70 metrash, me përdoruesit që ngjiten atje me një teleferik të posaçëm. Duhen katër minuta për të zbritur deri në pishinë, duke kaluar përmes një pylli të dendur të populluar nga krijesa ekzotike, që nga zogjtë e deri tek majmunët, para se të përfundosh në ujë.
Sidoqoftë, rrëshqitësja do të hapet për publikun muajin e ardhshëm. Ajo është ndërtuar me 488 pjesë, dhe është instaluar manualisht, pa përdorur makineri të rënda, që do të dëmtonin ambientin përreth. Sidoqoftë, në Kinë ndodhet një rrëshqitëse e ngjashme akoma më e gjatë, plot 2720 metra dhe rekordet Guinness e shpallën atë rrëshqitësen më të gjatë malore, këtë muaj.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Image_20231220_143505_782-scaled.jpeg)
Të tjera
-
Caktimi i datës së zgjedhjeve të përgjithshme – Çfarë përmban letra e Osmanit që ua dërgoi dje liderëve të partive?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u është drejtuar me një letër dje ...
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...